Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, autobusi merr para biçikletën

09:39, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit pak minuta më parë.

Sipas burimeve për SYRI-n, autobusi me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një shtetas 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në afërsi të Rrubikut.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit fatal që i mori jetën një personi.

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik. Si pasojë e përplasjes, shtetasi N. P. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi E. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco