Protagoniste në video-n seksuale me Gjicin/ Avokatja: Alma i’u përgjigj të gjitha pyetjeve dhe fakteve

Protagoniste në video-n seksuale me Gjicin/ Avokatja: Alma i’u përgjigj të gjitha pyetjeve dhe fakteve

14:45, 26/06/2023
A+ Aa A-

Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia Pericione, ka komentuar vendimin e sotëm të GJKKO për Safet Gjicin e Alma Kaçin.

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, ndërsa është vendosur arrest shtëpie për Alma Kaçin, gruan e video-skandalit.

Në lidhje me këtë vendim ka folur edhe avokatja e protagonistes së videos seksuale me ish-kryebashkiakun Gjici, ku ka theksuar se Alma ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë dhe kanë nevojë për të pasi vetëm ajo punon dhe siguron të ardhura për ta.

Sipas avokates, Alma Kaçi iu përgjigj të gjitha pyetjeve për faktet dhe rrethanat e ngjarjes

"Ka një fëmijë të mitur 12 dhe një nënë të sëmurë qç kanë nevojë për përkujdesjen e saj. Është e vetmja që punon dhe siguron të ardhura për ta. Ndaj kërkova të hetohet pa masë fare ose me detyrim paraqitje. Alma Kaçi iu përgjigj të gjitha pyetjeve për faktet dhe rrethanat e ngjarjes", u shpreh avokatja.

Ndërkohë, sipas burimeve për SYRI-n, Safet Gjici ka deklaruar në sallën gjyqit se "nuk kam bërë asnjë krim. Nuk kam shkelur asnjë ligj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco