VIDEO-SYRI TV/ I riu u shpëton plumbave gjatë atentatit në Vlorë, plagoset në këmbë

14:35, 26/06/2023
A+ Aa A-

Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Vlorës, në zonën e ish-Kombinatit të peshkut. Sipas policisë atentatit i ka shpëtuar Tonin Ramaj, 33 vjeç, i cili është qëlluar disa herë, por është plagosur lehte. Ka nisur hetimi dhe sipas policisë Ramaj është person me precedent penal.

SYRI TV

Tonin Ramaj, 33 vjecari nga vlora i ka shpëtuar një atentati teksa ka qenë në një lokal. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në lagjen Pavarësia në qytetin bregdetar te kombinati i peshkut. Sipas burimeve nga policia mësohet Tonin Ramaj ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtme të lokalit. Në atë moment është goditur disa herë me armë në drejtim të tij dhe plumbat e kanë qëlluar një në këmbë dhe një tjetër në afërsi të syrit. Më pas autoret janë larguar ndërsa i riu është dërguar për në spitalin e vlorës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë një nga dëshmitaret tregon se si ka ndodhur ngjarja. 

Policia ka nisur hetmin për këtë atentet për të zbardhur shkaqet, ndërkohë që mësohet se meri i Tonin Ramajt, nuk është i panjohur për policinë. 33 –vjecari është person me precedent penal dhe për këtë arsye do të nis hetimit nga e kaluara e tij. Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit por edhe te bizneseve përreth. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco