Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SYRI TV/ Grabitja e 30 mijë € në pikën e këmbimit, autori mund të ketë vepruar i vetëm

14:34, 26/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ende nuk ka rënë në gjurmët grabitësit, i cili mori rreth 30 mijë euro nga një pikë këmbimi në zonën e Astirit mëngjesin e së shtunës. Policia nuk e përjashton pistën që autori të ketë bashkëpunuar me ndonjë nga punonjëset e këmbimit për të finalizuar grabitjen.

SYRI TV

Kjo është fotografia e fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Astirit vetëm pak sekonda pasi autori I maskuar dhe armatosur arriti të marrë shumën prej rreth 30 mijë eurosh në pikën e një këmbimi valutor në Unazën e Re.

2 ditë pas ngjarjes, Policia nuk ka një emër të dyshuar, por ka krijuar identikitin e autorit të grabitjes.

Në kuadër të hetimeve, burime policore bëjnë me dije, se janë gjetur gjurmë dhe prova që mund të ndihmojnë për kapjen e autorit, por ende janë larg, ndonëse, për kokën e tij policia ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh.

 Nga hetimet paraprake rezulton se autori ka vepruar I vetëm, teksa dyshohet se ai prej muajsh ka studiuar zonën ku ndodhej pika e këmbimit, teksa grabitjen e ka kryer mëngjesin e së shtunës, kur në zonë lëvizjet ishin shumë të pakta.

Ndërkohë autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të ketë pasur bashkëpunëtore, mes tyre dhe ndonjë nga punonjësit e pikës së këmbimit që e kanë ndihmuar me informacion, teksa në momentin e grabitjes, dera për të hyrë benda banakut ka qenë e hapur.

Dëshmitë e punonjësve të këmbimit  nuk kanë qenë fryt-dhënëse për autoritetet policore, teksa po shqyrtohen pamjet filmike të bizneseve në zonë për të mësuar më shumë për lëvizjet e tij pas grabitjes.

 

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco