Publikohet FOTO pas lirimit të 3 policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Publikohet FOTO pas lirimit të 3 policëve që u rrëmbyen nga Serbia

11:07, 26/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar një fotografi me tre policët që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor.

Tre policët që u rrëmbyen në veri janë liruar sot.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.

Arrestimi i tyre nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco