Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të dielën në Gjakovë.
Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ai ka thënë se viktimat janë vëllezër.
“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Për momentin s’kemi informata të tjera, deri më tani nuk ka të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00”, tha Graishta.
Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
© SYRI.net