SYRI TV/ Drejt mbylljes universiteti ‘Fan Noli', Rektori pro shkrirjes, stafi kundër...

17:22, 25/06/2023
A+ Aa A-

Universiteti “Fan Noli” në Korçë po shkon drejt shkrirjes. Rektori i këtij universiteti Dhimitër Bello njoftoi se ky institucion do të bëhet filial i universitetit të Tiranës. Rektori pranoi dështimin për të mbajtur hapur universitetin, duke thënë se nuk plotëson asnjë kriter si institucion. Dhimitër Bello gjithashtu e cilëson vizion të kryeministrit Edi Rama mbylljen e universitetit

Syri tv

Mungesa e studentëve po çon drejt shkrirjes universitetin “Fan Noli” në Korçë. Lajmin e konfirmoi rektori i këtij universiteti Dhimitër Bello, i cili i është nënshtruar presionit të situatës, duke pranuar që një nga universitetet më të rëndësishmë të vendit, të kthehet në filial të Universitetit të Tiranës.

Por teksa vetë rektori duket entuziast për shkrirjen e universitetit “Fan Noli” në filial të universitetit të Tiranës, vetë Dhimitër Bello pranon se për këtë vendim nuk ka pëlqimin e pjesës tjetër të stafit akademik, pedagog dhe dekan fakultetesh.

Rektori Dhimitër Bello pranon gjithashtu dështimin tij si drejtues i institucionit për të garantuar suksesin e universitetit “Fan Noli”, duke u shprehur madje se ky institucion nuk plotëson asnjë kusht për të qenë universtitet. Ndonëse me autonomi të plotë, rektori jep shenja nënshtrimi ndaj qeverisë, duke e cilësuar shkrirjen e universitetit si vizion të kryeministrit Rama.

Universiteti “Fan Noli” në Korçë ka aktualisht katër fakultete me rreth 3 mijë studentë gjithësej, por nga viti në vit, numri i studentëve ka ardhur në rënie duke çuar në krizë disa programe studimi. Gjatë fjalës së tij rektori dhimitër Bello, la të kuptohet se e ardhmja e stafit akademik të universitetit do të rrezikohet, por për këtë nuk shprehur shqetësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco