Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kontrollet në shtëpinë e Gjicit dhe Kaçit. Gjenden stilolaps përgjues dhe disa ...

Kontrollet në shtëpinë e Gjicit dhe Kaçit. Gjenden stilolaps përgjues dhe disa ...

16:07, 25/06/2023
A+ Aa A-

Dy banesat e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtëpia e Alma Kaçit, janë kontrolluar gjatë pasdites së djeshme, në kuadër të ekzekutimit të vendimit të gjykatës së posaçme kundër korrupsionit.

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivë të Policisë së Shtetit, që morën pjesë në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, thanë për “Ora news” se në dy banesat e protagonistëve të videos seksi, të publikuar në 16 qershor 2023, janë sekuestruar disa USB, CD dhe kompjutera.

Njëherësh Alma Kaçit, i është sekuestruar dhe një stilolaps, mjet më të cilin besohet se është kryer filmimi i Safet Gjicit, brenda në zyrën e tij.

Prej ditës së nesërme, pritet që prokurorja e SPAK Manjola Kajana, të vendosë kryerjen e ekspertimit kompjuterik të paisjeve të sekuestrua, me shpresën e gjetjes së materialeve të tjera kompromentuese, që Alma Kaçi mund ti ketë rregjistruar personave të ndryshëm. Aktualisht ndaj Alma Kaçit, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shkak të kujdestarisë së djalit të saj të mitur.

Ndërsa për Safet Gjicin, është aplikuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Rasti i Safet Gjicit, ka qënë vetëm një episod i filmuar dhe më pas transmetuar në median sociale.

Ndërsa dyshohet se përmes paisjeve përgjuese, 40-vjeçarja Alma Kaçi, ka kryer dhe video të tjera, të cilat më pas i përdorte për shantazh. Më herët SPAK vendosi t'i bllokonte pasaportën Alma Kaçit, pasi ishin parë tratativa largimi të saj nga teritori Shqiptar.

Përpara se Safet Gjici të arrestohej së bashku me Alma Kaçin, Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Durrës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mër kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.

Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Mes personave që është marë në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës, i cili 5 ditë para publikimit të videos ka pasur një konflikt verbal në sallën e Këshillit Bashkiak me Safet Gjicin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco