Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

I vodhën shqiptarit 40 mijë euro në vilat e tij luksoze në Mykonos, kapen dy bashkatdhetarët në Athinë

I vodhën shqiptarit 40 mijë euro në vilat e tij luksoze në Mykonos, kapen dy bashkatdhetarët në Athinë

15:23, 25/06/2023
A+ Aa A-

Një ndjekje si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës.

Sipas policisë greke, çdo gjë nisi kur një person që ndodhej në një qendër tregtare në qendër të Athinës, nisi të thërrasë me të madhe se dy persona që ndodheshin në të njëjtën qendër tregtare me të ishin grabitës të armatosur.

Dy personat pasi e kërcënuan tentuan të largohen, por njëri prej tyre u bllokua nga një patrullë policie që u gjend rastësisht në zonë, ndërsa tjetri u largua me një automjet dhe pasi u ndoq prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë nëpër rrugët e kryeqytetit helen, u ndalua në daljen drejtë autostradës për në Lamias.

Prej verifikimeve dhe denoncimit të bëra prej qytetarit në qendrën tregtare, rezultoi se shtetasit shqiptarë Alfons Ndoci i datëlindjes 1983 dhe Gerald Jaho i datëlindjes 1999, kishin dhunuar dhe më pas grabitur në nëntor të 2022 në ishullin e Mykonos shtetasin shqiptar Tonin Preka i datëlindjes 1982.

Në atë kohë Preka i cili është biznesmen dhe pronar i disa vilave në ishullin e Mykonos, kishte denoncuar se dy persona të cilët nuk i njihte më parë, e kishin kërcënuar dhe më pas goditur duke i rrëmbyer një çantë me 40.000 euro të cilën e kishte për të bërë pagesat e stafit të biznesëve të tij.

Dy të arrestuarve iu gjet shuma prej afro 16 200 euro e përfituar nga vjedhje dhe grabitje të armatosura si dhe dy pistoleta, një e markës Bereta dhe tjetra Sig Saurer si dhe 17 fishekë, një pako kanabis.

Prej hetimeve rezulton se Alfons Ndoci ishte në kërkim për dy dënime të tjera për dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie ditën e martë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco