Nënë e bir humbën jetë nga përmbytjet në Pejë, familjari: Mezi shpëtuam fëmijët e tjerë

Nënë e bir humbën jetë nga përmbytjet në Pejë, familjari: Mezi shpëtuam fëmijët e tjerë

14:42, 25/06/2023
A+ Aa A-

Familjari i dy viktimave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shtunën mbrëma në Pejë, Milaim Ademaj rrëfeu për KosovaPress se si ndodhi ngjarja.

Gjyshi i nipit 5-vjeçar, Ademaj tha se pavarësisht mundimeve për shpëtim, nuk ia dolën t’i nxjerrin trupat e gjallë.

Kurse, një i afërm i viktimave, Haki Rama teksa përshkruante ngjarjen, tha se pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, nuk arritëm të shpëtojnë gruan dhe djalin e saj.

Kujtojmë se të shtunën mbrëma, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.

 Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco