Thumanë/ Një 41-vjeçar është dhunuar me çekiç nga dy vëllezër

Thumanë/ Një 41-vjeçar është dhunuar me çekiç nga dy vëllezër

11:12, 25/06/2023
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar është dhunuar me çekiç nga dy vëllezër, njëri prej të cilëve është arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Thumanë, ndërsa sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Krujë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta.

Goditën me send të fortë (çekiç), një shtetas, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco