VIDEO/ Grabitja e pikës valutore, nis verifikimi për 2 punonjëset

10:21, 25/06/2023
A+ Aa A-

Policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, pikë e cila u grabit dje nën kërcënimin e armës. Dyshohet se autori ende i paidentifikuar, kishte dijeni për shumën e parave që ndodheshin në pikë.

Verifikimet e dy punonjësve kanë nisur me dyshimet, nëse ndonjë prej tyre ka bashkëpunuar me autorin nisur edhe nga dera që ka qenë e hapur për t'u futur autori lehtësisht në vendin ku ndodheshin paratë. Pika e këmbimit valutor u grabit në zonën e Unazës së re në Tiranë pak minuta pasi kishte nisur aktivitetin mëngjesin e të shtunës. Autori dyshohet se ka marrë të paktën 30 mijë euro përmes kërcënimit të punonjëseve.

Grabitësi ishte i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar me maskë anti-covid dhe me syze të errëta, u fut në ambientet e brendshme të pikës së këmbimit valutor. Agresori shihet teksa nxjerr një pistoletë që nuk dihet nëse është armë e vërtetë apo imituese dhe me shpejtësi hynë në pjesën e banakut ku qëndrojnë punonjëset. Nën kërcënimin e armës kërkon paratë dhe në një moment godet me grusht në shpinë njërën prej punonjëseve.

E gjendur nën kërcënimin e armës, ajo i tregon grabitësit sirtarët ku mbahen paratë. Autori me shpejtësi nis marrjen e kartmonmedhave të cilat i fut në pjesën e brendshme të bluzës teksa kontrollon ngado me armën në dorë. Gjatë kohës që grabitësi merr topat me para, në derën e parë të pikës së këmbimit valutor shfaqet një grua, së cilës, sipas pamjeve të kamerës, njëra prej punonjësve ia bën me shenjë dhe ajo largohet menjëherë. E gjithë skena zgjat rreth 1 minutë e 20 sekonda. Grabitësi u largua qetësisht nga biznesi dhe me një biçikletë humbi gjurmët nëpër rrugica.

Policia e Tiranës vendosi 5 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që mund të japë informacion të vlefshëm për identifikimin e autorit në numrin: 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco