Babai denoncon në polici zhdukjen e vajzës 14 vjeçe

Babai denoncon në polici zhdukjen e vajzës 14 vjeçe

10:25, 24/06/2023
A+ Aa A-

Një vajzë e mitur është zhdukur prej më shumë se 48 orësh, ndërsa familja nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim 39-vjeçari A. Meta, banues në fshatin Verbas njësia administrative Zharrëz, Bashkia Patos.

Ai denoncon se në datë 22 qershor 2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më.

Burime bëjmë me dije se familjarët nuk kishin dyshuar për largimin e saj pasi kishin menduar se kishte dalë për të luajtur me shoqet.

Por në orët e mbrëmjes ata vendosën që të kryejnë denoncimin në polici për zhdukjen e saj, sepse nuk ishte kthyer në banesë dhe askush nuk kishte dijeni se ku ndodhej ajo.

Nga hetimet e para, policia dyshon se adoleshentja është larguar me dëshirë, sepse ka marrë me vete edhe rroba dhe sende të tjera personale.

Ajo ende nuk është gjendur dhe nuk ka kontaktuar me asnjë, por mendohet se ndodhet në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco