EMRI - VIDEO/ Asgjësohen në Dibër 233 bimë narkotike, kapet 63-vjeçari që po vadiste parcelën

08:42, 23/06/2023
A+ Aa A-

Asgjësohen në Dibër 233 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë.

Në pranga përfundoi Arif Bodini, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

62-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar bimët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër/Vijon kontrolli i territorit, për  parandalimin dhe goditjen e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 233 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë.

62-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar bimët.

Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar "Kreshta të pastra", për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Bufull, në Selishtë,  233 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke vaditur bimët shtetasi A.B, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. 62-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco