Ndërron jetë 21-vjeçarja e goditur nga makina në ish-Kënetë, Policia hesht

Ndërron jetë 21-vjeçarja e goditur nga makina në ish-Kënetë, Policia hesht

17:59, 21/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e ish- Kënetës në Durrës, por policia e ka fshehur ngjarjen. 

21-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën, kur një makinë me shpejtësi e ka përplasur  duke e hedhur në anën tjetër të trotuarit.

Vajza është dërguar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë duke luftuar me jetën dhe vetëm pak minuta më parë, burimet konfirmojnë se 21- vjeçarja ka ndërruar jetë.

Të afërmit njoftuan sot në rrjetet sociale: "Ju njoftojmë për ndarjen e parakohshme të njeriut tonë të shtrenjtë, Erisa Bislim Aliaj. Varrimi bëhet më datë 22/06/2023, ora 13:00, në fshatin Zogaj,Tropojë. Të qoftë dheu i lehtë e mira jonë, Erisa - lulja më e bukur e parajsës".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco