SYRI TV/ Drejt shkatërrimit aksi Plepa-Shkozet, asfalti si i 'bombarduar'

11:55, 19/06/2023
A+ Aa A-

Shkon drejt shkatërrimit total asfalti i rrugës Plepa-Shkozet. Ndonëse një nga nyjet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend, ky aks po kthehet çdo ditë në makth për drejtuesit e automjeteve. Ndonëse rruga është degraduar prej një kohe të gjatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për riveshjen me asfalt të këtij aksi

SYRI TV

Kjo është rruga Plepa-Shkozet, një nga akset jetike që përballon nga flukset më të larta të automjeteve në vend. Por pamjet që po shihni, nuk kanë nevojë për shumë fjalë, për të dëshmuar gjendjen mizerabël të këtij aksi.

Asfalti, në të dy karrexhatat e rrugës, është dëmtuar pothuajse i gjithë. Dëmtimi i tij sjellë jo vetëm amortizim të mjeteve, por mbi të gjitha, për shkak të manovrave të rrezikshme, shoferët mund të aksidentohen.

Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës, kryejnë çdo ditë tendera miliona eurosh për vepra publike, duket se dëmtimi i këtij aksi nuk shqetëson zyrtarët e këtyre institucioneve.

Ndaj dhe njëherë, qytetarët kanë një apel…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco