VIDEO-SYRI TV/ Shëngjini i vjetër, bashkia e 'harron'. Puseta të hapura dhe rrugë të amortizuara

11:41, 19/06/2023
A+ Aa A-

Zonë turistike për shkak të bregut të detit, por e lënë si në mesjetë për shkak të pushtetit lokal. Shëngjini i vjetër, prej vitesh nuk njeh investime në infrastrukturë, ndërsa kronika në vijim tregon se në çfarë situate ndodhet sot kjo zonë turistike e Lezhës.

SYRI TV

Dikur Shëngjini i vjetër, ka qenë një nga zonat e cila vizitohej nga qindra turistë vendas e të huaj, sot i pëngjan një fshati të braktisur për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e bashkisë Lezhë.

Degradimi i infrastrukturës rrugore dhe mungesa e ndriçimit janë problemet me të cilat përballen çdo ditë banorët.

Banorët e kësaj zone shprehen se premtimet nuk kanë mungur, por pas mbarimit të fushatave nuk ndryshon asgjë.

Jashtë kamerave, zyrtarë të bashkisë Lezhë premtojnë përsëri se në këtë zonë do të ketë ndërhyrje, por pasi të bëhe njëherë fasadat e pallateve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco