SYRI TV/ 2 muaj pa paga, 70 punonjëse të fasonerisë në protestë: Mbajmë familjen me rrogën që marrim

11:40, 19/06/2023
A+ Aa A-

Vijon protesta e 70 punonjëseve të një fasonerie në Fier, të cilat nuk kanë marrë pagën prej rreth tre muajsh. Protestueset kanë paralajmëruar ndjekje penale ndaj kompanisë, ndërsa sindikata e tyre ka akuzuar inspektoratin e punës për mos reagim ndaj këtij problemi.

SYRI TV

Për të dytën herë në pak ditë, rreth 70 punonjëse të fasonerisë “Ozgurkan – Tahiraj”, kanë dalë në protestë, për shkak se prej rreth tre muajsh nuk kanë marrë pagat.

Punonjëset e fasonerisë akuzojnë kompaninë për evazion fiskal dhe mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ato paralajmërojnë se do të ndjekin penalisht çështjen e tyre, ndërsa mbështje kanë marrë dhe nga sindikata e fasonerive, e cila akuzoi inspektoratin e punës për heshtje ndaj kësaj situate.

Punonjëset e fasonerisë tregojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania për çështjen e pagës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco