‘Vjedhje biznesi dhe dhunë në familje’, arrestohen 4 persona në Elbasan

‘Vjedhje biznesi dhe dhunë në familje’, arrestohen 4 persona në Elbasan

09:53, 19/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e polcisë së Elbasanit kanë rënë katër persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi/ DVP Elbasan

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasit F. P., 33 vjeç dhe S. H., 45 vjeçe, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë natës, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në servisin në pronësi të shtetasit B. D.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. T., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco