Aksidenti me një të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi

Aksidenti me një të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi

09:36, 19/06/2023
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer doli nga rruga dhe u përplas me bordurëb anësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë  arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco