Dhunë në familje, vjedhje dhe aksidente, 7 të arrestuar në Tiranë

Dhunë në familje, vjedhje dhe aksidente, 7 të arrestuar në Tiranë

09:31, 19/06/2023
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në Selitë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;

- K. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E. K., 82 vjeç;

- G. Q., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin;

- Z. V., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. D., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 25-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco