Kosovë/ Arrestohet personi që sulmoi kameramanin e RTK-së

Kosovë/ Arrestohet personi që sulmoi kameramanin e RTK-së

08:23, 19/06/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar personi që dyshohet se e ka sulmuar kameramanin e RTK-së, Bardh Bekteshi, mëson Gazeta Express.

Bekteshi u sulmua të premten në Leposaviq nga persona të maskuar.

Të premten pati tensione pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Pas këtij sulmi, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje.

Rasti i sulmit ndaj kameramanit nuk ishte i vetmi, pasi pati edhe gazetarë të tjerë që u sulmuan nga persona të maskuar.

Për këto raste, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona që kanë sulmuar gazetarët në Veri. Ai bëri publik edhe emrat e tyre – Nemanja Vllaskovic dhe Dalibor Spasic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco