'Fajin e ka politika shqiptare'- Deportohet shqiptari nga Britania, Murtari i dënuar me 11 vite burg, autoritetet i zbulojnë 'skemën'

'Fajin e ka politika shqiptare'- Deportohet shqiptari nga Britania, Murtari i dënuar me 11 vite burg, autoritetet i zbulojnë 'skemën'

11:54, 17/06/2023
A+ Aa A-

Asim Murtari i cili u deportua nga Britania pasi përdori një emër të rremë për të marrë një pasaportë britanike, është kthyer në Shqipëri.

46-vjeçarit i dha një mbiemër tjetër rojeve kufitare dhe pretendoi se ishte një refugjat kosovar. Ai fitoi nënshtetësinë me emrin e ri, bëri dhe familje, u bë baba i tre vajzave, pavarësisht se ishte dënuar në mungesë në Shqipëri, raporton 'DailyMail'.

Autoritetet e kapën dhe deportuan Murtatin për të vuajtur dënimin e tij 11-vjeçar që iu ishte dhënë në vitin 2009. Por ai u lirua pas vetëm gjashtë vitesh dhe u kthye në Britani ku duket se thjesht rinovoi pasaportën e vjetër britanike.

Daily Mail ka vërtetuar se Murtati ka udhëtuar duke përdorur dokumentin fals, i cili nuk u anulua kur u deportua. Megjithatë, mësohet se Home Office tashmë ia ka hequr pasaportën. Murtati ka nisur një kundërshtim ligjor ndaj vendimit.

Ao gjithashtu regjistroi një biznes me emrin e tij.

'Eshtë bërë aq i pacipë sa kohët e fundit e transferoi atë në emrin e tij të vërtetë'- shkruan DailyMail.

Ai jetoi në një pronë në Northampton me vlerë më shumë se 350,000 £ me dy nga vajzat e tij.

I pyetur se si u kthye në Britani, ai tha: 'Kjo është e gabuar, mik. E ke kuptuar gabim.' 

Ai fajësoi për dënimin e tij 'politikën shqiptare' përpara se të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjodhi të kthehej në shtëpi, duke thënë: 'Nuk e kam kryer dënimin sepse nuk jam fajtor'. /Dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco