VIDEO-SYRI TV/ 7 mln € mashtrim, 13 të pandehur për Call Center. SPAK çon për gjykim 115 të pandehur

15:48, 16/06/2023
A+ Aa A-

SPAK ka përfunduar hetimet për mashtrimet me Call Center, ku mbi 2 mijë shtetasve europian u janë grabitur nëpërmjet mashtrimit rreth 7 milionë euro. Baza e Call Centerave ishte në Tiranë, ndërsa në bankën e të akuzuarve janë çuar 13 persona. Hetimet nga SPAK nisën pas informacioneve të ardhura nga Gjermania për mashtrimin e qytetarëve të tyre.

SYRI TV

SPAK ka mbyllur hetimet lidhur me skemën e mashtrimeve që realizohej nëpërmjet Call Center, teksa trembëdhjetë persona janë dërguar për gjykim pasi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim me të pandehur shtetasit e mëposhtëm: Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi.

Pre e kësaj skeme mashtrimi ranë më mijëra qytetarë gjermanë por edhe të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, të cilët pasi e kuptuar nisën denoncimet tek autoritetet e rendit.

Kanë qënë agjensitë e huaja ligjzbatuese që kanë  njoftuar palën shqiptare që të nisn një hetim për ketë skemë.

Mashtrimi bëhej nga një call center i emërtuar “Blu energy Call”, i cili kishte 8 filiale ku zhvillonte aktivitetin.

Call center ishte regjistruar në QKB dhe funksiononte në Shqipëri që prej prillit të vitit 2017 me filial kryesor në zemër të Tiranës në një qendër tregtare tek Rruga e Kavajës.

SPAK njoftoi se vlera e dëmit të shkaktuar qytetarëve të mashtruar kap vlerën e 7 milionë eurove, ndërkohë që një pjesë e këtyre të ardhurave janë gjetur në llogaritë bankare të të akuzuarve por edhe të investuara në pasuri të paluajtshme.

Një pjesë e shumës së grabitur me anë të mashtrimit u gjet në llogarinë e të arrestuarve dhe e investuar në prona të paluajtshme.

Kjo kompani kishte ndërruar shpesh here vendndodhjen dhe administratorët të cilët që prej 2017 janë ndërruar 5 herë. Ndërkohë ka pasur edhe raste te tjera kur skema të ngjashme mashtrimi janë sinjalizuar nga autoritetet e vendeve të tjera ligjzbatuese, teksa ka pasur raste kur këto autoritete kanë ardhur vetë në Shqipëri dhe kanë kryer arrestimi, siç është rasti I policisë spanjollë që finalizoi një operacion në Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco