Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur

Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur

15:31, 15/06/2023
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin S. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi ka marrë automjetin e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka shitur atë, pa miratimin e saj dhe pa akt shitjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. K., 45 vjeç, dhe B. K., 42 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco