Vrau kolegun brenda në komisariat, ja sa vite burg kërkoi prokuroria për Ludjan Zaimin

Vrau kolegun brenda në komisariat, ja sa vite burg kërkoi prokuroria për Ludjan Zaimin

14:05, 15/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për ish efektivin, Ludian Zaimi.

Ky i fundit është arrestuar dhe hetuar më pas  si autor i vrasjes së kolegut të tij në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të 2022 ku mbeti i vdekur polici Çaush Saliasi 55 vjeç. Efektivi 25 vjeçar me origjinë nga Skrapari, qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun 30 vite më të madh se ai, Çaush Saliasin.

Gjatë marrjes në pyetje, efektivi 25-vjeçar ka treguar se prej kohësh bullizohej nga kolegu Saliasi.

“Isha shumë i mërzitur. Prej kohësh më shante dhe këtë gjë e bënte përherë. Në disa raste edhe pa arsye. Edhe kur të dy ishim në të njëjtin shërbim më thoshte ‘qorr’. Ishte mbushur kupa dhe në atë çast nuk durova më, pasi kisha akumuluar prej kohësh. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”, -shprehej ai.

Për debatet e vazhdueshme, Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti. Por, në komisariat shumë kolegë i dinin konfliktet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco