Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, GJKKO jep 30 vite burg për 6 të akuzuarit

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, GJKKO jep 30 vite burg për 6 të akuzuarit

13:50, 15/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite 6 të akuzuarit, se vidhnin autmjete në Kosovë dhe i tregëtonin në Shqipëri. Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të policisë së shtetit.

Për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, Gjkko dha 7 vite e 4 muaj. Sipas hetimeve, Shahini  duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.

Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish kolegun e saj Endi Ahmetaj, gjykata ndryshoi akuzën nga trafikim i mjeteve në shpërdorim detyre dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.

Ndërsa për efektivin tjetër Ftari Braha, gjykata e dënoi atë me 6 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet nisën shkurtin e kaluar, ndërsa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e Tiranës,  prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar. Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco