Arrestohen dy vajza shqiptare me 7 kg hashash, pjesë e grupeve kriminale në Greqi

Arrestohen dy vajza shqiptare me 7 kg hashash, pjesë e grupeve kriminale në Greqi

11:10, 14/06/2023
A+ Aa A-

Dy femra shqiptare janë arrestuar ditën e djeshme, në Athinë dhe Katerini për trafik droge.

Sipas raportimit të mediave greke, dy shqiptaret 21 dhe 27 vjeç u kapën me 7 kg hashash, të destinuara për trafikim në Selanik dhe Pieri nga pjesëtarët e grupit së cilit i përkisnin. 

Vajzat 21 dhe 27 vjeçe janë dërguar në paraburgim, dhe pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Selanik:

Specialistë të Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të NënDrejtorisë së Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut, në kuadër të hetimit të një rasti të trafikimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga një grup kriminal aktiv në rajonet e prefekturave të Atikës, Selanikut dhe Pierisë , arrestuan dy gra shqiptare respektivisht , 21 dhe 27 vjeç.

Pasditen e së martës nga efektivët e policisë së shërbimit të mësipërm në kontroll të 27-vjeçares në zonën e Katerinis dhe 21-vjeçares në zonën e Athinës , si dhe nga kontrollet e ligjshme në banesat e tyre përkatësisht në Selanik dhe Athinë, u gjetën të sekuestruara në total:

- 7 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 7243 gram.

- Substanca të panjohura me ngjyrë kafe, pesha totale 7312 gram,

- 2 shishe plastike me metadon të lëngshëm me një peshë totale prej 116 gram;

-Peshore  me saktësi të lartë,

- 2 telefona celularë, të cilët janë përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme;

- Pajisje të ndryshme për paketimin e drogës dhe një shumë prej  730 euro.

Siç rezultoi nga hetimet e policisë, 27-vjeçarja, e cila u lokalizua dhe u arrestua në zonën e Katerinës, kishte marrë më herët atë ditë nga 21-vjeçarja, në zonën e Athinës një sasi lënde narkotike me qëllim transportimin e tyre drejt Pierisë dhe Selanikut dhe trafikimin e mëtejshëm të tyre nga anëtarët e bandës.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë kompetente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco