EMRAT/ Policia e Korçës sekuestron armë, municione, drogë dhe pará

11:05, 14/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës njoftoi se ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, kokainë, kanabis, fidanë kanabis, llamba led dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të operacionit policor “Night sales”, i finalizuar pas 5 muajsh hetime proaktive, u vunë në pranga 2 shtetasit  Minella Pleqi dhe Gjergji Renja, njëkohësisht edhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, posedonin armë zjarri dhe municion pa leje si dhe në banesën e përbashkët të tyre, kishin kutivuar kanabis në gota plastike, kanë referuar materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal për rastin.

Pas një hetimi proaktiv të thelluar 5-mujor, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Night sales”.

Si rezullat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: M. P., 22 vjeç dhe Gj. R., 32 vjeç, të dy banues në Korçë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm në lagjen nr. 10, Korçë, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit M . P., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Rang Rover” në përdorim të shtetasit Gj. R., u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco