Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Sherr me lopata në Tiranë, lëndohet një person

Sherr me lopata në Tiranë, lëndohet një person

22:19, 13/06/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi ka goditur me lopatë një 40-vjeçar.

Mësohet se pas një konflikti me motive të dobta, i moshuari me iniciale M.T ka goditur me lopatë bashkëqytetarin e tij me iniciale A.C. Pas goditjes 40-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i moshuari po merret në pyetje.  

Njoftimi i Policisë:

 Tiranë Goditi me send të fortë (lopatë), një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Sekuestrohet një mjet prerës thikë, si dhe sendi i fortë (lopata) të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Myslym Keta", shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç. Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco