SYRI TV/ Moti u shkakton probleme fermerëve të Myzeqesë: Nëse vijon shiu, gruri do rrëzohet përtokë

15:14, 13/06/2023
A+ Aa A-

Moti i paqëndrueshëm me erë dhe reshje shiu po shkakton probleme të fermerët që tashmë presin të korrin grurin. Edhe pse këtë vit ata shprehen se kanë mbjellë më shumë sipërfaqe gruri se misri, sërish theksojnë se nëse shiu do të vijojë prodhimi i drithit do të dëmtohet dhe ata nuk do të kenë mundësi ta korrin.

SYRI TV

Fermerët e zonës së Myzeqesë shprehen se nese reshjet e shiut do të vijojnë atëhere prodhimi i grurit do të bier përtokë duke u shkaktuar atyre edhe humbje.

Fermerët e zonës së Myzeqesë thonë se këtë vit kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë, tërshërë e elb dhe kanë pakësuar ato me misër kjo për shkak se misri vjet u shit shumë lirë.

Lufta në Ukrainë si dhe mungesa e drithërave në treg bëri që fermerët e Muzeqesë të shtojnë sipërfaqet e mbjella me to, por për këtë vit moti nuk ka qenë në favor të tyre pasi reshjet e dendura të shiut si dhe era e forte iu ka shkaktuar dëme të pallogaritëshme në të mbjella e kultura të ndryshme bujqësore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco