Zbardhet skema e transportit të emigrantëve me dokumente false/ Si u kap çifti shqiptar në Hanover me letra greke

Zbardhet skema e transportit të emigrantëve me dokumente false/ Si u kap çifti shqiptar në Hanover me letra greke

13:26, 13/06/2023
A+ Aa A-

Zbardhet skema e transportit të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar me dokumente të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë gjatë hetimeve janë zbuluar një numër i madh shtetasish nga Shqipëria që kanë tentuar të kalonin drejt Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet aeroporteve të ndryshme në Gjermani duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

Vitin e kaluar në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokumente greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzierje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm.

Personat që donin të udhëtonin me këtë rrjet kontaktoheshin nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”.

Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë Tiranë, u zbulua mekanizmi ku shtetas të ndryshëm porosisnin dokumente të falsifikuara duke përfshirë pasaporta tek shtetasi Mariglen Hoti, dhe ky i dërgonte porositë në laboratorin në Kosovë ku dhe kryheshin falsifikimet.

Këto dokumente më pas dërgoheshin në destinacion nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre që kamuflonin këtë veprimtari të kundraligjshme duke u marrë me transportin e udhëtarëve nga Kosova në Shqipëri dhe më gjerë. Pas një veprimtarie të gjatë hetimore u arrit të dokumentoheshin shkeljet dhe të arrestoheshin Mariglen Hoti, Shkelqim Hoxha dhe Ilir Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco