Gruaja mori përsipër aksidentin me vdekje, zbardhet ngjarja: Në timon ishte burri

Gruaja mori përsipër aksidentin me vdekje, zbardhet ngjarja: Në timon ishte burri

12:41, 13/06/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar në lidhje me aksidentin me vdekje që ndodhi pasditen e djeshme në aksin Fier-Vlorë, ku ndërroi jetë një 73-vjeçar.

Ditën e djeshme u raportua nga policia se mjeti tip “Ford” që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një shtetase 44-vjeçare. Por puna hetimore e policisë zbuloi se mjeti kishte si drejtues bashkëshortin e 44-vjeçares dhe jo vetë atë.

Materialet në ngarkim të 53-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç,  automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco