VIDEO/ 16 shoferë të arrestuar dhe mijëra gjoba në 1 javë nga Policia Rrugore e Tiranës

13:54, 11/06/2023
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 16 shoferë dhe ka vendosur mijëra gjoba për përdorusit e mjeteve motorrike në kryeqytet gjatë javës që lamë pas.

Njoftimi/ Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️ 309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️ 2,567 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 297 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Janë vendosur 297 masa administrative, për Parakalime të gabuara.

▫️ Janë bllokuar 17 automjete.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët 🚶🚸

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco