EMRAT/ Qarkullonte me makinë i armatosur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe pasagjeri

12:49, 11/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 31 vjeçar pasi qarkullonte me automjet i armatosur, gjithashtu u arrestua edhe pasagjeri 25 vjeç pasi akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.

Sipas burimeve për SYRI-n, në kuadër të operacionit "Fast" u arrestuan Edison Ismaili dhe Denis Kuka

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar "Fast".

Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 31-vjeçari.

Gjithashtu vihet në pranga për moskallëzim krimi, pasagjeri në mjet.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Unazë të Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fast".

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E. I., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

- D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. I., dhe pasagjer shtetasin D. K. Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco