Braktisi makinën me emigrantë në Korçë/ Kapet 25 vjeçari nga Saranda i shpallur në kërkim

Braktisi makinën me emigrantë në Korçë/ Kapet 25 vjeçari nga Saranda i shpallur në kërkim

11:52, 11/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 25 vjeçar nga Saranda pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e 9 emigrantëve në aksin Korçë-Pogradec.

25 vjeçari me iniciale R. S. i shpallur në kërkim, më datë 29.11.2022, sapo konstatoi shërbimet e Policisë, braktisi automjetin me të cilin po transportonte 9 emigrantë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vijon operacioni "Midnight", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili më datë 29.11.2022, sapo konstatoi shërbimet e Policisë, braktisi automjetin me të cilin po transportonte 9 emigrantë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar "Midnight", të zhvilluar më datë 29.11.2022, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, shtetasin e shpallur në kërkim:

- R. S., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", ku shtetasi R. S. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, me një automjet tip "Volvo", 9 emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. 25-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet pasi ka braktisur automjetin që drejtonte, me emigrantët në brendësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco