Përleshen adoleshentët në Tiranë, një i plagosur, dy në polici

Përleshen adoleshentët në Tiranë, një i plagosur, dy në polici

19:50, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një përleshje mes disa adoleshentëve ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet.

Sipas të dhënave të policisë, sherri mes tyre ka ndodhur me grushte dhe nuk ka pasur të shtëna me armë, apo sende të tjera,

Burime bëjnë me dije se njërit prej tyre, gjate kontrollit i është gjetur një elektrik, dyshohet si elektroshok.

Policia vijon hetimin për persona të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, pasi me të mbërritur uniformat blu, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën ‘5 Maji’, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco