Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona

15:52, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në aksin Krahës-Mallakastër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar lëndimin e tre personave që gjendeshin brenda makinave.

Automjeti tip Mercedez-Benz me targa AA843TK vinte nga drejtimi jugor teksa i ka zënë udhën mjeti tip Toyota me targa AB920AP.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Të lënduarit po transportohen drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco