Detaje/ Zbulohet skema e mashtrimit , si nigeriani i mori shumën e parave biznesmenit shqiptar

Detaje/ Zbulohet skema e mashtrimit , si nigeriani i mori shumën e parave biznesmenit shqiptar

09:15, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një shtetas nigerian, i identifikuar si Sebastian Negbenedor, dyshohet se ka mashtruar një biznesmen shqiptar duke i marrë një shumë prej 25 mijë eurosh.

Hetimet për rastin nisën me 20 tetor 2020, pas kallëzimit të shtetasit me inicialet E.B, i cili iu tha hetuesve se prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk, që konsiston në import detergjentësh kryesisht nga shteti italian.

Ai shpjegoi përpara tyre se për nevojat e biznesit përdorte një adresë emaili, dhe me anë të saj komunikonte me kompaninë me të cilën bashkëpunonte, në Bologna të Italisë. Biznesmeni shpjegoi se pasi pala italiane dërgonte mallin dërgonte transfertën bankare.

Në dosje hetimore, shpjegohet se me datën 7 shtator 2022, biznesmenit i ka mbërritur një email ku i kërkohej që shumën prej 25 mijë eurosh, ta dërgonte në llogarinë e kompanisë por tashmë jo në Itali, por në një llogari në Gjermani.

Ai e bëri menjëherë pagesën, por kuptoi se ishte mashtruar në momentin që u kontaktua nga kompania italiane, e cila i kërkon të bëjë pagesën.

Biznesmeni iu dërgoi transfertën, që kishte kryer dhe italianet iu përgjigjen se nuk ishin ata përfituesit. Prokuroria në kuadër të hetimeve iu drejtua autoriteteve gjermane dhe atyre turke, për të identifikuar IP-në nga ishte dërguar emaili. Hetimet zbuluan se i dyshuari për mashtrim ishte një shtetas nga Nigeria me banim ne Dublin të Irlandës, i cili u identifikua si Sabastian Negbenedor.

Ndaj tij prokuroria ngriti akuzën e “Mashtrimi Kompjuterik” dhe gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë të tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco