Vdekja e kenianes/ Zbulohet si prokuroria identifikoi punonjësin e kazinosë! Kamerat e sigurisë së një ambasade…

Vdekja e kenianes/ Zbulohet si prokuroria identifikoi punonjësin e kazinosë! Kamerat e sigurisë së një ambasade…

12:37, 06/06/2023
A+ Aa A-

Hetimet për dhunimin dhe vdekjen e kenianes, Xhoi Aoko vazhdojnë, ndërsa mësohet se para disa ditësh është marrë në pyetje një tjetër punonjës i kazinosë ku punonte e reja.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në rezidencën ku ajo qëndronte. Madje ai ka pranuar se një natë është ngjitur bashkë me të në banesën ku ajo qëndronte, në rezidencën “Flower”.

Polica e ka identifikuar personin pasi ditën e ngjarjes nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, ai është parë duke lëvizur me scuter.

Ky person ka pranuar se më herët ka pas lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja e kishte blerë scuterin.

Për këtë çështje ende hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se kush janë personat e përfshirë në ngjarje. Ndërkohë që i riu që është pyetur disa ditë më parë i shtohet listës së personave të dyshuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco