Bino largohet nga SPAK/ Nuk preferon të komentojë për mediat: Po ç’jeni ju kështu?

Bino largohet nga SPAK/ Nuk preferon të komentojë për mediat: Po ç’jeni ju kështu?

11:04, 06/06/2023
A+ Aa A-

Shefja e departamentit të epidemiologjisë, Silva Bino u paraqit paraditen e sotme në SPAK, ndërsa nuk dihet në çfarë cilësie është thirrur.

Nga pamjet e publikuara në media,Bino është parë të ngjisë shkallët e prokurorisë së posaçme e vetme, e pashoqëruar nga avokati i saj.

Por pasi ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, e pyetur nga gazetarët për arsyet e kësaj vizite, Bino nuk preferoi të komentonte për mediat.

Isha për një punë tjetër, po ç'jeni ju kështu, nuk jam pytur për asgjë’, u shpreh Bino.

Kujtojmë se Bino ka mbajtur pozicione të ndryshme në sistemin e shëndetësisë, përfshirë edhe kreun e Institutit të Shëndetit Publik.

Vizita e saj në SPAK vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro nën akuzën e korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco