Arrest me burg për zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë

Arrest me burg për zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë

15:48, 05/06/2023
A+ Aa A-

GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për sekretaren e Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe punonjësen Laura Sheto.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se Duro ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik, për fitimin e një tenderi.

Këto vlera monetare u dhanë nga Sheto e cila është me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Duro e Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco