VIDEO-SYRI TV/ Helmimi i banorëve të fshatit Gjoricë, vihet nën hetim pronari i një HEC-i

15:15, 05/06/2023
A+ Aa A-

Pronari i një hidrocentrali privat është vënë në hetim nga prokuroria e Dibrës, pasi dyshohet se shkaktoi helmimin e 50 banorëve të fshatit Gjoricës. Sipas policisë, Kadri Muça vendosi një tub në rrjetin e uji të pijshëm, duke i ndotur ato me ujërat e zeza të këtij fshati, të cilat sollën për pasojë helminin e banorëve.

SYRI TV

Kadri Muça, pronari i një Hidrocentrali privat në zonën e Gollobordës, është vënë zyrtarisht nën hetim për shkak se dyshohet se ka shkaktuar helmimin masiv të banorëve të fshatit Gjoricë të bashkisë Bulqizë. 

Sipas policisë së Dibrës, Muça dyshohet se ka kryer montimin e një tubi plastik, duke bërë që ujërat e pijshëm të këtij fshati të përzihen me ujërat e zeza të të njëjtit fshat, duke sjellë për pasojë helmimin e banorëve. Gjithashtu policia e Dibrës sqaron se të gjithë banorët e fshatit Gjoricë, të cilët patën probleme shëndetësore për shkak të helmimit nga uji, kanë marrë ndihmë mjekësore.

Në total ishin 50 banorë të këtij fshati, të cilët shfaqën probleme me helmimin nga uji të shtunë, teksa rastet kanë vijuar edhe gjatë dtiës së dielë, ndërsa janë regjistruar dhe tre raste këtë të hënë. Zbardhja e shkakut të helmimit të banorëve të fshatit Gjoricë, u bë pas tre ditësh hetimesh dhe analizave të ujit të pijshëm, i cili ka rezultuar i kontaminuar. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, teksa hetimet e thelluara janë duke u ndjekur nga prokuroria e dibrës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco