Mori 3 mln euro të klientëve, Gjykata jep masën e sigurisë për agjenten e shërbimit të postës private

Mori 3 mln euro të klientëve, Gjykata jep masën e sigurisë për agjenten e shërbimit të postës private

12:28, 05/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka lënë në burg agjenten e shërbimit të postës private ADEX, që mori 3 mln euro të klientëve dhe i investoi në prona e biznese.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë. Në përfundim të seancës, gjytari Thomaidha Roca dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

Alma Beqiri akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 3 milion eurosh për periudhën 2021-2023, teksa punonte si agjente e shërbimeve postare në postën private ADEX në degën në Korçë e Pogradec.

46-vjeçarja akuzohet se shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. 

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco