Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gazetari publikon skandalin: Tahiri e ka shitur shtëpinë ku e ka caktuar gjykata për të vuajtur dënimin

Gazetari publikon skandalin: Tahiri e ka shitur shtëpinë ku e ka caktuar gjykata për të vuajtur dënimin

13:34, 03/06/2023
A+ Aa A-

Sikur të mos mjaftonte vetë skandali i lirimit të parakohshëm të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në dritë po dalin edhe të tjera fakte të rënda.

Gazetari Osman Stafa shkruan se Tahiri e ka shitur shtëpinë ku i është caktuar të kalojë pjesën e mbetur të dënimit.

“Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shitur që në vitin 2019 shtëpinë që gjendet në adresën e publikuar nga Gjykata e Elbasanit. Por ama gjykata i njeh për adresë ish-ministrit dhe vendin ku do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit një adresë që nuk e ka më.

Pika 2 në vendimin e gjykatës është adresa e gabuar e Saimir Tahirit.

Ndërsa në pikën e 6-të, thuhet se një kopje e këtij vendimi do i çohet Zyrës së Shërbimit të Provës dhe Komisariatit nr. 1, që të verifikojnë dhe kontrollojnë respektimin e detyrimeve nga ana e të dënuarit.

Pra, autoritetet do të kontrollojnë respektimin e detyrimeve të ish-ministrit në një adresë të gabuar. Kaq!” shkruan gazetari.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco