Parandalohet atentati në Berat, prangoset 50-vjeçari nga Korça, shoqërohen edhe 13 të tjerë

Parandalohet atentati në Berat, prangoset 50-vjeçari nga Korça, shoqërohen edhe 13 të tjerë

11:49, 02/06/2023
A+ Aa A-

Identifikohet një tjetër shtetas i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi, në qarkun e Beratit. Vihet në pranga 50-vjeçari nga Korça.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Objektivi", si rezultat i të cilit u parandalua atentati ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal, strukturat e DVP Berat kanë vijuar hetimet e thelluara në lidhje me këtë rast. 

Në vijim të veprimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, gjatë 48 orëve të fundit, janë shoqëruar 13 shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë që mund të kenë dijeni mbi atentatin e mbetur në tentativë.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u identifikua edhe një shtetas tjetër i implikuar, konkretisht shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë.

Falë koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe  shoqërimi i këtij shtetasi në ambientet e DVP Berat, ku në përfundim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i tij, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", "Mbajtja pa leje e armëve dhe monucioneve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Korcë dhe të DVP Tiranë, dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, duke siguruar bashkëpunim me Policisë e Kosovës, vijojnë veprimet komplekse për kapjen e shtetasve në kërkim dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.   

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit G. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco