FOTO/ Ky është ‘i forti’ që i vuri 100 mijë euro gjobë biznesmenit italian

FOTO/ Ky është ‘i forti’ që i vuri 100 mijë euro gjobë biznesmenit italian

16:45, 01/06/2023
A+ Aa A-

Personi që shihni në foton e mësipërme është 46-vjeçari Edmond Arapi, i cili pagoi me 100 mijë lekë një 16-vjeçar për t’i vënë tritol fasonerisë së biznesmenit Roberto del Gaido i cili nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro.

Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto del Gaido dhe kërcënuar disa herë që nëse nuk do t'a paguante, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar. Dyshohet se gjoba e majme të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti pune.

I vetmi që ka folur përpara hetuesve në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në fasoneri është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

Image

Nga ana tjetër, Edmond Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit dhe pritet të merret sërish në pyetje. Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes.

Mësohet se muaj më parë 16-vjeçari është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco