Shisnin ‘flori’ online, policia u shkon në banesë, gjen 467 monedha. Arrestohen babë e bir

Shisnin ‘flori’ online, policia u shkon në banesë, gjen 467 monedha. Arrestohen babë e bir

13:21, 01/06/2023
A+ Aa A-

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë sot në Tiranë pasi në rrjete sociale shisnin monedha floriri.

467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Gold coins", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco