SYRI TV/ IMT shemb pallati në Vlorë, gruaja refuzon: Njerëz të politikës më morën pronën

11:08, 01/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës nxori forcërisht nga banesa e tyre disa banorë të një pallati dy katësh në zonën e Skelës, i cili do të shembet për t`u ndërtuar më pas një pallat shumë aktësh.

Në këtë pallat jetojnë 7 familje, shumica e të cilave janë shpronësuar, ndërsa vetëm familja e Tatiana Hoxhaj nuk është shpronësuar. E moshuara, së bashku me vajzën  këtë të enjte kanë hipur në taracën e pallatit, duke refuzuar shembjen e tij, pasi nuk janë dëmshpërblyer.

Por, Tatiana Hoxhaj dhe vajza e saj, janë nxjerrë forcërisht nga policia, për t`i hapur rrugë shembjes së pallatit.

Më herët, gjatë një interviste për Syri Televizion, Tatiana Hoxhaj tregoi kalvarin e shpronësimeve, ku apartamenti në pronësi të saj, nuk ka përfituar, ndonëse disponon dokumenta dhe certifikatë pronësie të tij.

Ajo ngriti akuza se njerëz me lidhje politike i kanë tjetërsuar pronën, pasi është dhënë leja e ndërtimit për pallat shumë katësh.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco