IMT nis shembjen e pallatit në Vlorë/ Banorja e kundërshton, forcat e policisë e largojë me dhunë

IMT nis shembjen e pallatit në Vlorë/ Banorja e kundërshton, forcat e policisë e largojë me dhunë

10:58, 01/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI TV, Gentian Koçiu ka raportuar nga zona e Skelës mbi prishjen e një pallati ekzistues për ti hapur rrugë ndërtimit të një pallati të ri.

Sipas gazetarit, në këtë pallat jetonin 7 familje por vetëm një nga familjet e ka kundërshtuar prishjen e pallatit pasi nuk ka pranuar vlerën e shpronësimit.

‘Zonja Tatjana shprehet se do të ndërtohet një pallat i ri në këtë pjesë. Në mëngjesin e sotëm kanë ardhur forcat e policisë për të larguar banorët. Zonja Tajana dhe vajza e saj e kanë kundërshtuar duke hipur në taracën e pallatit, por janë larguar forcërisht nga forcat e policisë’, raporton gazetari.

Ndërkohë zonja Tatjana Hoxhaj është shprehur për kamerën e SYRI-t se e ka blerë këtë apartament para 30 vitesh me dokumenta të rregullta.

Sipas banores, në 2010 dy firma ndërtuese kanë marrë leje ndërtimi nga ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika duke fshirë të gjithë hapsirën edhe midis pallateve.

‘Firma prishi një të kartën e këtij pallati dhe i dha banorëve nga 2 apartamente. Unë nuk kam pranuar shumën e dëshmpërblimit’, u shpreh Tatajana.

Tatjana Hoxhaj: Kam një hyrje në katin e dytë. Kjo derë këtu është apartamenti im me tre dhoma korridot banjë e tj. Këtë apartament e kam blerë para 30 vitesh me hipotekë me dokumenta të rregullta. Në 2017 kjo banesë ka kaluar në pronësinë time pasi unë jam pronarja e vetme, pensioniste.

Në 2010 dy firma ndërtuese kanë marrë leje ndërtimi nga ish-kryetari Shpëtim Gjika duke fshirë të gjithë hapsirën edhe midis pallateve. Firma prishi një të kartën e këtij pallati dhe i dha banorëve nga 2 apartamente. Unë nuk kam pranuar dëmshpërblimin dhe më larguan me forcë efektivët e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco